Lajme

Ambasada amerikane i kërkon llogari Serbisë për vrasjen e vellezërve Bytiçi

Kjo e premte 7 korrik shënon dhe 24-vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve Bytiçi në Serbi. Ambasada Amerikane në Beograd, në këtë përvjetor i ka kërkuar Serbisë të zbardh ngjarjen dhe të vendosë përpara drejtësisë përgjegjësit e vrasjes së 3 vëllezërve, të cilët ishin shtetas amerikanë.

“Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi u ekzekutuan derisa ishin të paraburgosur nga policia speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është një fyerje ndaj shtetit të së drejtës.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë sërish thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Twitter.

Kujtojmë se Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, braktisën SHBA-të, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë arrestuar në vitin 1999, nën argumentat për kalim të paligjshëm të kufirit nga ana e palës serbe.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Vëllezërit janë liruar nga burgu e më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Rruga Press

YouTube player