Amazona shënon shpyllëzimin më të madh në 15 vjetët e fundit
Pyjet tropikale të Amazonës në Brazil kanë pësuar shpyllëzimin më të madh në 15 vjetët e fundit, njoftojnë të dhënat zyrtare. Sipas një raporti, brenda një viti shpyllëzimi u rrit në 22 për qind, duke shënuar rritje alarmante.
Brazili është në mesin e shumë kombeve që premtuan se do t’i jepnin fund shpyllëzimit deri në 2030-n gjatë Samitit të klimës në Glasgoë. Amazona është habitati i rreth tre milionë llojeve të bimëve dhe kafshëve, e një milion njerëzish indigjenë, dhe është konsideruar si një depo jetike që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.
Sipas të dhënave, rreth 13 mijë km katrorë u humbën gjatë periudhës 2020-2021.
Ministri i Mjedisit, Joaquim Leite, deklaroi se të dhënat paraqesin një sfidë dhe se “duhet të jemi të fortë në trajtimin e kësaj çështjeje”.
RrugaPress