Sport

Alves synon ta bëj Barcelonën më të mirën e botës

Dani Alves është rikthyer te Barcelona. Mbrojtësi i krahut të djathtë do të nis stërvitjet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.

Megjithatë, ai duhet të presë deri në muajin janar për ta nisur periudhën e dytë te klubi nga Katalonja. 38-vjeçari është i lumtur për rikthimin e tij. Ai menjëherë postoi fotografi në “Instagram”, pasi lajmi u bë zyrtar nga skuadra të premten në mbrëmje.

“Afër pesë vjet luftë si i çmendur për të arritur këtë moment. Do të kthehem në shtëpi, nga aty ku nuk do të largohem kurrë. Shihemi së shpejti në vendin më të bukur, me të njëjtin entuziazëm si herën e parë, për ta ndihmuar skuadrën të bëhet më e mira në botë”, ka shkruar ndër të tjera Alves.

Alves u largua nga Barcelona në verën e vitit 2016 dhe u transferua te Juventusi. Më pas shkoi te PSG-ja, ndërsa dy vjet i kaloi te Sao Paulo. E ndihmoi Brazilin të marrë medalje të artë në Lojërat Olimpike dhe u bë lojtari më me trofe në histori të futbollit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *