Sport

Allegri i bën identikitin mesfushorit, por nuk përmend emrin e Pjanic

Locatelli do të jetë simboli i rinovimit të mesfushës juventine, reparti që vuajti më shumë sezonin e kaluar. Por talenti i Sassuolos që shpërtheu në “Euro 2020” mund të mos jetë i vetmi. Trajneri Allegri dha një të dhënë specifike gjatë konferencës për shtyp.

Argument ishin goditjet e lira, që do të ekzekutojnë lojtarët: “Ronaldo është një futbollist nga larg, Dybala nga afër. Cristiano godet drejtë, ndërsa Paulo është i majtë. Pastaj nëse arrijmë një goditës i mirë të djathtë, do të shohim…”

Duket si identikiti i Miralem Pjanic. Boshnjaku është specialist i goditjeve me të djathtën dhe nuk është mister fakti, që ai po largohet nga Barcelona, ​​ku jetoi një vit, por jo i lumtur, si dhe gatishmërinë e tij për t’u kthyer te Juvja.

Marrëveshja është e mundur vetëm me hua, ndoshta çdo për dy vjet dhe kushtëzohet gjithashtu nga fakti që bardhezinjtë duhet t’i bëjnë vend atij, duke shitur dikë. Cili mund të jetë Ramsey? Nuk është e lehtë të vendosësh uellsianin, që ka një pagë prej 7 milionë në vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *