Lajme

Aliu: Trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje, s’ka më anulime

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, thotë se edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve në sistemin e avancuar të aterrimit.

Aliu, tha se ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull, kanë mbetur tashmë histori.

Lexo më shumë  BE-ja e befasuar me reagimin e PDK-së për Ligjin për të huajt

“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Rruga Press

YouTube player