Lajme

Aliu nga Dheu i Bardhë inkurajon shqiptarët për të votuar listën “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi”

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka njoftuar se tek Dheu i Bardhë, aty ku kalimi kufitar na bashkon me Luginën e Preshevës, po zhvillohet një projekt shumë i rëndësishëm për shqiptarët e kësaj zone.

Sipas tij vitin e ardhshëm pritet të vazhdojë ndërtimi i autostradës së Gjilanit, një rrugë e cila do të lidhë Bresalcin me Dheun e Bardhë.

“Tek Dheu i Bardhë, kalimi kufitar që na lidhë me Luginën, e që vitin e ardhshëm po e vazhdojmë ndërtimin e autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë”, ka shkruar Aliu.

Lexo më shumë  SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci dhe 6 persona të tjerë

Ai ka inkurajuar secilin shqiptar nga Lugina të votojë për Listën ‘’Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi’’.

Sipas tij ky akt i thjeshtë i votës do të jetë një kontribut i çmuar në rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më të drejtë për komunitetin shqiptar në këtë pjesë.

“Bashkë me Arditën, Hysin, Kadriun dhe Ragmiun u takuam me Shaip Kamberin, bartësin e Listës së subjekteve të bashkuara shqiptare ‘Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi’, për t’i shprehur mbështetjen tonë dhe për t’i bërë thirrje secilit shqiptar nga Lugina që të votojë këtë listë që paraqet rezistencën kryesore ndaj një regjimi antishqiptar, autoritar dhe jodemokratik siç është ky aktual në Serbi”, ka përfunduar ai.

Lexo më shumë  Prokuroria e Durrësit fillon hetimet nëse përmbytja ka shkaqe vetëm natyrore apo edhe mospërmbushje detyre nga organet shtetërore dhe lokale

Rruga Press

YouTube player