KryesoreOpinion/Aktualitet

Aliu më shumë shqetësohet që Vuçiq po e humb ndikimin në Maqedoni sesa për humbjen e BDI-së

Nga Adnan Azizi

Aliu më shumë shqetësohet që Vuçiq po e humb ndikimin në Maqedoni sesa për humbjen e BDI-së

Kur Ali Ahmeti është i mbuluar me skandale, kur e ndjen aromën e humbjes dhe kur i rrezikohet Vuçiqi, si qyqar shkon në televizionet e Shqipërisë dhe fillon që qahet e ankohet.

Imagjinoni, Ali Ahmeti, përpiqet të bëjë paralele mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit. Le atë, por ankoheshka se Albini po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë. Kjo deklaratë vërtetë është e turpshme dhe skandaloze. Kur Aliu ndjehej i rrezikuar, e thirri Hashim Thaçin si president i Kosovës që tja dekorojë të gjithë funksionarët dhe tu dërgoj mesazh votuesve shqiptar në Maqedoni se kënd duhet ta votojnë.

Kur Aliu e humbi busullën në 2015-2016 se iu rrezikua edhe Nikolla Gruevski, flinte në Tiranë duke e lutur Edi Ramën të thirrë tryezë të përbashkët të liderëve shqiptarë, vetëm e vetëm që të ketë fotografi me Bilall Kasamin.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Shiko në çfarë niveli të ulët politik bie Ali Ahmeti, kur e sulmon Albinin se po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, a harron se liderët e partive politike shqiptare në Tiranë kanë nënshkruar Marrëveshje, e cila kurr nuk u zbatua pikërisht nga BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila nga Platforma e Tiranës, përfundoi tek “Ballkani i Hapur” që më pas e solli “Soravinë”.

Në vend që të frigohet nga Albini, Aiu është mirë në fillim të tregojë se në çfarë cilësie u takua ai me Edi Ramën dhe Vuçiqin në Ohër? Aliu nuk është as kryeministër e as udhëheqës i ndonjë pozite në ekzekutiv!

A nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë kur, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq e quan Aliun si lider i shqiptarëve të Maqedonisë dhe ideator të “Ballkanit të Hapur”?

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Interesimi i Albinit për shqiptarët e Maqedonisë, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, por është sjellje e një lideri të vërtetë shqiptarë. Albini po e bën atë që se bënë Edi Rama. Albini interesohet dhe dëshiron pozitë sa më të fuqishme të shqiptarëve në rajon dhe zhvillim të gjitha trojeve shqiptare. Gjë të cilën nuk e bën Edi Rama i cili obligohet edhe me Kushtetutë të Shqipërisë që të kujdeset për të gjithë shqiptarët në rajo dhe më gjerë!

Por Edi, bashkë si Aliu nuk e kanë hallin e shqiptarëve, por e kanë hallin e Vuçiqit dhe rritjen e ndikimit të tij përmes “Ballkanit të Hapur”.

Rruga Press

YouTube player