KryesoreLajme

Aliu iu uron mirëseardhje bashkatdhetarëve: Prania juaj na bën të ndihemi më të fortë e të bashkuar

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në vendlindjen e tyre.

I pari i Shtimes, Qemajl Aliu ka shkruar se prania e tyre i bën të ndihen më të fortë dhe të bashkuar.

Kryetari Qemajl Aliu, ka ftuar bashkatdhetarët që të marrin pjese në aktivitetet e “Ditët e mërgatës”

Lexo më shumë  Konjufca: Vuçiqi po kërcënon Kosovën, por nuk na bën përshtypje, nuk frikësohemi

“Mirë se vini në vendlindjen tuaj! Është gjithmonë kënaqësi e veçantë t’ju shohim përsëri këtu, në mesin tonë. Prania juaj na bën të ndihemi më të fortë e të bashkuar. Shpresojmë që të kaloni kohë të mrekullueshme mes familjarëve dhe miqve, si dhe mos harroni të merrni pjesë në aktivitetet tona që i kemi organizuar për ju, si takimet në zyre gjatë ditës së mërkurë dhe në aktivitetet e “Ditët e mërgatës”. Mirë se vini në shtëpitë tuaja e qëndrim të këndshëm”, ka shkruar Qemajl Aliu.

Lexo më shumë  Zyrtari i NATO-s e mbështet përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për ta goditur Rusinë

Rruga Press

YouTube player