Bota

“Alitalia” falimentoi, stjuardesat zhvishen në mes të sheshit në shenjë proteste (FOTO)

Disa stjuardesa janë vendosur në sheshin përpara Kapitolit për të protestuar për mbylljen e linjës ajrore të Alitalias. Në shenjë proteste ato u vendosën në distancë të barabartë nga njëra tjetra dhe më pas hoqën uniformat pasi refuzojnë shitjen e Alitalias te “Ita Airways”. Pasi hoqën uniformat ato thirrën në kor “Ne jemi Alitalia”. Protesta e tyre zgjati rreth gjysmë ore.

Kompania shënoi fundin pas 74 vitesh që operon në këtë biznes. Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro. Pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *