Lajme

Alimehmeti: Nuk ka më të ftohtë se shtëpia bosh. Kanceri i korrupsionit dhe hemoragjia e largimeve po shkatërrojnë vendin

Mjeku Ilir Alimehmeti ka dekalruar se Shqipëria sot po përballet me “sëmundjet” më të rënda.

Nga sheshi, ai tha se kanceri i korrupsioni që ka shkuar në nivele ndërkombëtare dhe hemoragjia e largimit janë sëmundjet më të rënda për qytetarët.

Alimehmeti shtoi se nuk ka të ftohtë më të madh se zemra dhe shtëpia e shumë qytetarëve që sot po vuajnë largimin e fëmijëve të tyre.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Ne po sfidojmë të ftohtin, se nuk ka më ftohtë se konaku bosh, shtëpia bosh. Ne jemi këtu se nuk ka vend më të ftohtë se zemra e tyre. Të ftohtin, sëmundjen e kanë për ne. Ndaj këtyre sëmundjeve nuk shpëton dot, askund. Kemi përballë një kanceri korrupsioni, edhe në nivel ndërkombëtar. Jemi në një hemoragji largimesh. Ne kemi dy mundësi, të qëndrojmë e të mbështetemi në rrënjët tona, apo të largohemi. Ne kemi vendosur të përballemi e të mos largohemi. Ne kemi vendosur të largojmë ata që janë shkaktar të sëmundjeve. Kemi vendour të marrim fatin vetë, e të luftojmë këto sëmundje kudo të jetnë. Ne jemi sistemi imunitar i Shqipërisë“, tha Alimehmeti.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *