Lajme

Alibeaj përjashton 4 deputetë nga grupi parlamentar i PD-së, ndër ta Belind Këlliçi dhe Tritan Shehu

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka lajmëruar ditën e sotme përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike katër deputetë.

Bëhet fjalë për deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Motivacioni i përjashtimit të tyre është mos distancimi nga dhuna e ndodhur në selinë blu më 8 janar të vitit të shkuar.

Kujtojmë se më parë nga grupi parlamentar janë përjashtuar edhe deputetët Albana Vokshi, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Luan Baçi.

Lexo më shumë  Shqipëria 'mbushet' nga punëtorë të huaj, ndërsa të rinjtë ikin

Njoftimi:

Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

Lexo më shumë  Libia synon të bëhet furnizues serioz i gazit natyror për Evropën deri në vitin 2030

Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *