Bota

Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë

Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë, ka konfirmuar ekipi i politikanit opozitar rus.

Ceremonia do të mbahet në varrezat në Borisovoskoye, pas një ceremonie paraprake në Maryino.

Të martën, zëdhënësja e ekipit të liderit opozitar u shpreh se po hasin në vështirësi të gjejnë varreza – pasi autoritetet po refuzonin ta kryenin shërbimin për shkak se bëhej fjalë për varrimin e Navalnyt.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

Alexei Navalny vdiq më herët gjatë muajit në një burg në Arktik.

Për shumë vite, ai ka qenë kritiku më i famshëm i presidentit rus Vladimir Putin.

Rruga Press

YouTube player