Bota

Aleati i Putinit jep paralajmërimin e frikshëm për NATO-n nëse Rusia mposhtet në Ukrainë

Një aleat i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar NATO-n të enjten se një disfatë e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktonte një luftë bërthamore, derisa kreu i Kishës Ortodokse Ruse tha se bota do të merrte fund nëse Perëndimi përpiqet të shkatërrojë Rusinë, raportoi Reuters.

Një retorikë e tillë synon të pengojë aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja që të përfshihet edhe më shumë në luftë, në prag të një takimi të aleatëve të Ukrainës për të diskutuar dërgimin e më shumë armëve në Kiev.

Por theksimi se Rusia mund të humbasë në fushën e betejës shënoi një moment të rrallë dyshimi publik nga një anëtar i shquar i rrethit të brendshëm të Putinit.

Lexo më shumë  Paralajmëron Macron: Evropa mund të vdesë

“Humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të shkaktojë një luftë bërthamore,” tha në një postim në Telegram ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili shërben si nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë të Putinit. “Fuqitë bërthamore nuk i kanë humbur kurrë konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre” , shtoi Medvedev, i cili shërbeu si president nga 2008 deri në 2012.

Me një ton të ngjashëm në atë që ai e përshkroi si një kohë ankthi për vendin, kreu i Kishës Ortodokse Ruse tha se përpjekja për të shkatërruar Rusinë do të nënkuptonte fundin e botës.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Medvedev tha se liderët e NATO-s dhe të tjerë të mbrojtjes, që do të takohen të premten në bazën ajrore Ramstein në Gjermani për të folur rreth strategjisë dhe mbështetjes për përpjekjen e Perëndimit për të mposhtur Rusinë në Ukrainë, duhet të mendojnë për rreziqet e politikës së tyre.

Putin e konsideron “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë si një betejë ekzistenciale me një Perëndim agresiv dhe ka thënë se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur veten dhe popullin e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *