Bota

Aleatet baltike të NATO-s dhe Rusia ulin nivelin e marrëdhënieve diplomatike

Estonia dhe Letonia u thanë ambasadorëve rusë të largoheshin nga vendet e tyre pasi Moska tha se po ul nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Estoninë, duke e akuzuar atë për “rusofobi totale”.

Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe BE-së. Estonia, Letonia dhe fqinji i tyre baltik, Lituania, janë mes një grupi aleatësh të NATO-s që argumentojnë fuqishëm që Gjermania të dërgojë tanke “Leopard” për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Ministria e Jashtme ruse tha se i kishte thënë të dërguarit të Estonisë se ai duhet të largohej muajin e ardhshëm dhe se dy vendet do të përfaqësoheshin në kryeqytetet e njëri-tjetrit nga një i ngarkuar me punë i përkohshëm në vend të një ambasadori.

Estonia u përgjigj në të njëjtën mënyrë, duke i thënë të dërguarit rus të largohej deri më 7 shkurt, tha Ministri i Punëve të Jashtme Urmas Reinsalu.

Lexo më shumë  U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën ndërsa Rusia planifikon sulme në shkallë të gjerë dhe u bëjmë thirrje vendeve të tjera që kanë të njëjtin qëndrim që të rrisin ndihmën e tyre për Ukrainën,” tha zoti Reinsalu në një deklaratë.

Letonia, në solidaritet me Estoninë, i kërkoi të dërguarit të saj në Moskë të largohej deri më 27 shkurt, sipas një postimi në Twitter nga Ministri i Jashtëm Edgars Rinkevics.

Të dy vendet thanë se po ulin marrëdhëniet e tyre diplomatike me Rusinë në nivelin e të ngarkuarit me punë.

Lituania dëboi të dërguarin rus në prill dhe uli përfaqësimin diplomatik, pasi Ukraina akuzoi forcat ruse për vrasjen e civilëve në qytetin Bucha.

Lexo më shumë  Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit i heqin nga raftet e dyqaneve

Moska tha se masa e së hënës ishte në përgjigje të një vendimi të Estonisë për të reduktuar ambasadën ruse në Talin.

“Vitet e fundit, udhëheqja estoneze ka shkatërruar qëllimisht të gjithë gamën e marrëdhënieve me Rusinë. Rusofobia totale, kultivimi i armiqësisë ndaj vendit tonë janë ngritur nga Talini në rangun e politikës shtetërore,” tha ai.

Duke komentuar uljen e marrëdhënieve, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha: “Regjimi estonez ka marrë atë që meritonte.”

Estonia i tha Rusisë më 11 janar që të ulë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Talin në tetë, ekuivalent me numrin e diplomatëve estonezë në Moskë.

Të tre vendet baltike iu bashkuan disa aleatëve të tjerë perëndimorë javën e kaluar duke rënë dakord të dërgojnë më shumë armëve në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *