BallinaLajme

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër Vjosa Osmanit: Refuzoje çelësin e Tiranës nga Veliaj

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, që të refuzojë çelësin e Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj.

Aktivistët kërkojnë që Osmani të refuzojë çelsin nga Erion Veliaj ditën e nesërme, pasi ai është vrasësi i teatrit dhe shkatërruesi i Tiranës.

Postimi i plotë:Miq të teatrit, qytetarë dhe aktivistë, sipas njoftimit të dalë nga mediat, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës njëkohësisht Presidentja në detyrë, Zonja Vjosa Osmani, nesër takon kryetarin e Bashkisë Tiranë, për të marrë çelsin e qytetit. Ne si aktivistë dhe qytetare, kemi marrë nismën t’i kërkojmë  Zj.Osmani ta refuzojë çelsin nga Erion Veliaj, vrasësin e teatrin dhe shkatërruesin e Tiranës. Bashkohuni me ne, në këtë kërkesë duke bërë like në postim. Thirrja më pas do të postohet në murin e facebook të Zj.Osmani bashkë me emrat tuaj.

———————————————————————–

Thirrje Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa R. Osmani, këto ditë për vizitë në Tiranë:

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Zonja Vjosa R. Osmani, mos e pranoni Çelësin e Qytetit nga ekzekutori dhe varrmihësi i qytetit të Tiranës

Erion Veliaj premtoi në fushatën zgjedhore të 2015-ës që nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi. Ai dha disa qindra të tilla në vitet e sundimit të tij mbi Tiranën. Nisi shkatërrimin e Parkut të Liqenit duke përdorur dhunën policore kundër aktivistëve. Shembi stadiumin dhe dha lejen për një kullë përbindësh me stadium të keq brenda. Shembi kompleksin e Teatrit Kombëtar pasi ai kishte 2 vjet e gjysmë që mbrohej nga qytetarët, natën, pabesisht, duke ushtruar dhunë mbi qytetarët që e mbronin atë. Po zhduk simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit duke dhënë lejen e ndërtimit për një kullë përbindësh pas saj. Po shkatërron gjurmët e themelimit të qytetit, duke shpërfytyruar historinë e tij.

Erion Veliaj, prej vitit 2019 ka me vete, në rastin më të mirë, vetëm 15% të votave të qytetareve të Tiranës (opozita shprehet se ka vetëm 8% të votave), dalë nga zgjedhje të kontestuara monopartiake. Një kryeqytet nuk mund të shkatërrohet duke pasur me vete 15% të votave të qytetarëve të tij.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Erion Veliaj është i përndjekur moralisht nga opinioni publik për shkak të vrasjes në landfillin e Sharrës të djalit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj, një i mitur, i cili u shtyp nga buldozeri natën teksa punonte në turnin e tretë, në kushte të rënda dhe të paverifikuara, për të nxjerrë bukën e gojës për familjen.

Sipas programit të vizitës së parë tuajën zyrtare në Tiranë, publikuar në mediat shqiptare, rezulton se më 18 dhjetor në orën 11:00 është parashikuar që Erion Veliaj t’ju japë Çelësin e Tiranës. Si qytetare të Tiranës thirrja jonë për ju është:

Zonja Osmani, mos e pranoni Çelësin e Qytetit nga ekzekutori dhe varrmihësi i qytetit të Tiranës!

https://www.facebook.com/nejemiteatri/posts/880936852660287

YouTube player