‘’Albulena o mor gropa gropa, mbet ushtria o mor mish për korba’’ këngë për betejën e Albulenës
Rruga Press sjellë, këngën kushtuar betejës së Skenderbeut në fushën e Ujbardhës ose Albulenës, të kënduar në festivalin folklorik kombëtar të Gjirokastrës nga Ansambli Folklorik Shqiptar.
Beteja e Ujëbardhës, e njohur edhe si Beteja e Albulenës, u zhvillua me 2 shtator 1457, midis forcave shqiptare të drejtuara nga Skënderbeu dhe një forcë ekspeditë të forcave të perandorisë osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve në fushë të hapur.
Ushtria osmane kishte përafërsisht 80.000 ushtarë, edhe pse është vënë në dyshim që të kenë qenë më shumë se 40.000 në fushëbetejë, pasi që mijëra ushtarë kanë qenë të shpërndarë në vise të ndryshme të vendit. Forcat shqiptare që numëronin rreth 20 mijë vetë u përballën me ato osmane në fushën e Ujëbardhës në mes të Krujës dhe Lezhës.
Rruga Press