Lajme

Albulena Haxhiu të martën udhëton për në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së, shoqërohet nga Saranda Bogujevci

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të udhëtojë për në Hagë të martën.

Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin për këtë vizitë e ka konfirmuar këshilltari i Ministres Haxhiu, Flamur Pireva

Lexo më shumë  Ndryshimi i qasjes së Hungarisë sjell ndryshim, Ukraina dhe Moldavia gati të hapin një tjetër grup bisedimesh për anëtarësimin në BE

Ai tregoi se Ministrja Haxhiu, në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bugujevci.

“Ministrja Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, do të jenë në vizitë në Hagë në datat 30, 31 mars dhe 1 prill” tha Pireva.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *