KryesoreLajme

Albulena Haxhiu kujton masakrën e Mitrovicës: Plagë që nuk guxon të harrohet

Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000, në veriun e Mitrovicës, u ekzekutuan mizorisht 10 qytetarë shqiptarë, mes tyre fëmijë, gra dhe pleq.

Po atë natë, 25 shqiptarë u plagosën, ndërsa brenda atij muaji 1.564 familje shqiptare, me gjithsej 11.364 anëtarë, u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre nga strukturat kriminale serbe.

Lexo më shumë  Qindra llogari bankare, vila, pasuri marramendëse të sekuestruara/ SPAK reagon zyrtarisht për dosjen "Aruba"

Sot, 26 vite më pas, kjo ngjarje mbetet plagë e hapur dhe e vërtetë që nuk guxon të harrohet.

Ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Masakrën e Mitrovicës, duke theksuar se krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë janë dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik të ushtruar nga strukturat kriminale serbe, përcjell Kosova Post.

Ajo ka nënvizuar se drejtësia për viktimat mbetet obligim moral dhe institucional, ndërsa kujtesa kolektive është garanci që krime të tilla të mos përsëriten kurrë.

Lexo më shumë  Dalin përgjimet e SPAK në dosjen e Artur Shehut: Po shkojnë në Zvërnec ca miq me pa pronat

Rruga Press

YouTube player