Opinion/Aktualitet

Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin i dua dhe respektoj, sepse ia kthyen dinjitetin viktimave tona të luftës

Nga Lirim Gashi

I pyetur nga prezantuesja e bukur, e guximshme, e zgjuar dhe profesioniste serbe e një emisioni në “Rožaje TV”, pse ai i lejon në të gjitha anët e Beogradit muralet (parullat në mure) që lartësojnë krimet e kriminelit gjakatar Ratko Mladiç, Aleksandër Vuçiq iu përgjigj asaj:

“Dhe çfarë duhet të bëj kur ne e fshijmë një, ndërsa ata i shkruajnë dhjetë” ?

Kur drejtuesja e emisionit insiston sërish se nuk është mirë të lartësohet vepra e kriminelit që bëri masakra në shumë fshatra dhe qytete të Bosnjës dhe gjenocid në Srebrenicë, sepse kjo tolerancë e së keqes dëmton imazhin e Serbisë në botë dhe e bën të pamundur që brezat e rinj të mësojnë të vërtetën për luftën, ai i bën asaj një kundërpyetje:

“Kush e tha se ishte gjenocid” ?

Dhe kur prezantuesja e hedh letrën me vendimin e gjykatës së Hagës para syve të tij të viçit, hundës së tij të derrit dhe buzëve të tij trasha që i lëpinë si prostitutat e Puff-it, ai i thotë asaj se po e mashtron atë dhe publikun, sepse nuk është shkresa e vendimit përfundimtar dhe të detyrueshëm ligjor kundër Ratko Mlladiqit, por një vendim rutinë i Tribunalit.

Dhe kur ajo i thotë se para disa vitesh ishte në Srebrenicë për të bërë nderimet e tij para memorialit të viktimave boshnjake dhe a mendon se ajo që ndodhi atje ishte një gjenocid, ai i përgjigjet asaj:

“Ishte një krim i rëndë, por jo një gjenocid”.

Ndërsa vërejtjes së sërishme të moderatores, se kjo nuk çon në pajtimin e serbëve me popujt fqinjë, sepse politika, ushtria dhe policia e tyre u ka shkaktuar atyre jo vetëm viktima të rënda materiale dhe njerëzore, por edhe dhimbje të pabesueshme shpirtërore, ai i përgjigjet asaj:

Jo, kjo nuk çon në pajtimin e serbëve me ta, por në shtimin e kërkesat e tyre të vazhdueshme për kërkimfalje dhe për kompensim të dëmeve materiale, (lexo mes rreshtash) për largimin e kuadrove udbashe nga politika klerofashiste serbe dhe për ndyshimin e saj radikal pozitiv, gjë që për gjakatarin Vuçiq, natyrisht, nuk vjen në shprehje, sepse, siç kam shkruar dhe thënë dhjetëra herë, ai brenda natës është shndërruar nga Zauli i vërtetë në një Paul të rremë, vetëm për të aktruar pendim të rremë dhe për të thithur burimet financiare, investuese dhe ekonomike të Brukselit, megjithëse më parë i ishte betuar Vladimir Putinit se jo vetëm që nuk do ta lejojë anëtarësimin e Serbisë në BE, por përmes iniciativës për Ballkanin e Hapur, do të krijoj një Bruksel të mbyllur për kombet dhe vendet fqinje.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti me ministra bënë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Pikërisht për këtë arsye i dua dhe respektoj kaq shumë njerëzit si Albin Kurti, Vjosa Osmani, e sidomos njerëzit si miku im i nderuar serb Nikola Sandulovic, të cilët kriminelit gjakatar e dinak me emrin Aleksandër Vuçiq, ia thonë të vërtetën në fytyrën e tij të shëmtuar.

Dhe anasjelltas, pikërisht kjo është arsyeja pse i urrej kaq shumë llumat shqiptarë dhe kosovarë si Edi Rama, Hashim Taçi, Isa Mustafa, Avdullah Koti, Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviçi të cilët e lëpijnë natë e ditë bythën e kriminelit Vuçiq.

Nëse do të kishte drejtësi hyjnore dhe tokësore dhe nëse diplomatët hipokritë evropianë dhe engjëjt tanë mbrojtës amerikanë dhe anglezë do ta shikonin vetëm këtë emision televiziv me vëmendje, atëherë ndoshta më në fund do të bindeshin se djalli nuk mund të bëhet kurrë engjëll.

Njerëzit e këqij dhe tinëzar nuk reshtin kurrë së qeni tinëzar dhe të këqij, edhe kur kuptojnë se kanë shkaktuar tragjedi me përmasa të pamatshme.

Përkundrazi, ata vazhdojnë krimet e tyre me intensitet edhe më të madh, pikërisht në momentin kur arrijnë të bindin diplomatët, vëzhguesit dhe paqeruajtësit e huaj, se janë gati të ndalojnë luftën, sepse kanë parë disa nga gabimet dhe mëkatet e tyre dhe po pendohen për to.

Nuk e di nëse ju kujtohet, por amerikanët dhe evropianët bënë një gabim të pafalshëm kur, pas Marrëveshjes së Dejtonit, shpallën Sllobodan Millosheviqin paqebërës të shenjtë, duke e ditur shumë mirë se ai ishte fajtori kryesor jo vetëm për të gjitha dhunimet dhe gjakun e derdhur nga njerezit pafajshëm, por edhe për shkatërrimet e papara në të gjithë ish-Jugosllavinë.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zv/presidentin e MCC-së, e falënderon për grantin 200 milionësh për energji

Dhe pikërisht fakti që ai mbeti i pandëshkuar edhe pse shkaktoi tragjedi të njëpasnjëshme të përmasave biblike, e inkurajoi atë që t’u shkaktonte tragjedi të paparë shqiptarëve nga Kosova.

Në këtë rast, djalli erdhi për ta marrë atë që i takon dhe e nxiti Millosheviçin të kryente krime të mëtejshme për të paguar edhe për ato për të cilat mbeti i pandëshkuar.

Tragjikomedia konsiston në faktin se amerikanët e përfunduan luftën në Bosnjë pikërisht kur u dorëzua ushtria serbe, pra kur banorët e Banja Lukës i kishin gati valixhet për të udhëtuar në këmbë, me traktorë, me kamionë dhe me makina të ndryshkura të tipit Zastava 101 për në Serbi, gjë që ende trondit njerëzit normalë në mbarë botën dhe analistët vendas dhe të huaj.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonin krimet, gjenocidet dhe shkatërrimet që kreu Serbia në të gjithë ish-Jugosllavinë, teknokratët e Brukselit donin ta kthenin djallin Vuçiç në një engjëll duke e shpallur liderin e besuar të Ballkanit Perëndimor dhe duke rënë përsëri në grackat, truket dhe mashtrimet e tij.

Kur isha i vogël, kërkoja të mirën te çdo njeri i keq, sepse kështu më mësuan prindërit e mi naivë dhe zemërmirë.

Megjithatë, unë sot jo vetëm që nuk besoj në atë iluzion, por kam një besim dhe qëndrim të patundur se në luftën kundër njerëzve të këqij dhe tradhtarë, butësia jo vetëm që nuk ndihmon, por është metoda më fatale që nxit kriminelin të kthehet në vendin e krimit, jo për t’i kërkuar falje të mbijetuarve të cilëve ua vrau mizorisht më të dashurit, por për t’ua marrë edhe atyre jetën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *