KryesoreOpinion/Aktualitet

Albin Kurti, si “Pasqyrë e Fundit” për Serbinë!

Nga Arel Bekteshi

Të menduarit se ka një moment për të kërkuar Drejtësi, një tjetër moment kur bëhet Politikë dhe një moment kur këto duhen lënë anash për hir të së ardhmes, me idenë se ekziston dhe një moment ku i duhet lënë vendi Diplomacis**, mund të jetë konceptualizimi më imoral i Politikës si fenomen i ndërsjelltë shoqëror.

Sot Kosova është në momentin më kyç të të gjithë historisë së ekzistencës së saj. Sot gjithësecili prej nesh, andej dhe këndej kufirit, ndodhet mes dilemës për institucionalizimin de juro të harresës kolektive dhe reshtjes për drejtësi dhe vet zgjedhjes për Drejtësi. Po, kaq e thjeshtë është!

Si rrjedhojë, paqja dhe stabiliteti duhet të synohen si pasojë e asnjëherë si qëllim në vetvete. Përkundrazi, duke synuar drejtësinë si qëllim, përfitojmë si pasojë paqjen dhe stabilitetin. Ndaj dhe faktorët ndërkombëtarë duhet të shihen si aktorë që ndjekin, e asesi që prijnë.

Çdo vend i cili është meritor i ekzistencës së tij duhet të posedojë element të padiskutueshëm, si liria, drejtësia dhe vetvendosja, të cilat refuzon ti bëj objekt negociatash, qoftë dhe në emër të diplomacisë.

Sot më shumë se kurrë, Shqiptarët janë e vërteta e fundit e Serbis, e si e vërtetë e fundit, janë të obliguar që të refuzojnë të harrojnë. Albin Kurti si Kryeministër i Kosovës, është “Pasqyra e Fundit”, e pathyer, që guxon ti tregoj Serbis se kush është në të vërtetë ! Ky akt është ndihma më e madhe që dikush mund ti ofrojë Serbisë, më i rëndësishëm se çdo marrëveshje tjetër, ndihma për të njohur vetveten.

Lexo më shumë  Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte si pjestar i UÇK-së

Lider, më shumë se ai që i ndrron kahun historisë, është ai që pas tij nuk ja arrijnë t’ja ndrrojnë kahun asaj. Ndaj, Kurtit si Kryeministër i Kosovës i takon përgjegjsia për të refuzuar dhe eleminuar, njëherë e përgjithmonë, ide të tilla.

Sot më shumë se kurrë, shqiptarët duhet ti besojnë vetvetes së tyre, dijes individuale dhe asaj kolektive, bazuar tek eksperiencat personale dhe faktet historike, se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo, se çfarë është e mirë dhe çfarë jo, duke qënë të gatshëm që bashkarisht të shprehen me anë të rrugëve politike konvencionale ose/dhe atyre jo-konvencionale.

Nuk ekziston një moment moral kur njeriu si qënie mund të vendosi të zëvëndësoj drejtësinë si qëllim prioritar, me një tjetër element.

Cornel West thotë se drejtësia nuk është gjë tjetër vetëm se ajo çfarë konsiderohet si dashuri publikisht. Ndaj drejtësia, si nevojë, dobi dhe shërbim, është e ndërsjelltë, dy-palëshe, relacionale, e asesi antagoniste dhe individualisht egoiste.

Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i Serbisë nuk mund të kalojnë nga Prishtina, por as nga Brukseli dhe Washinngtoni. Ato duhet të iniciohen në Beograd, duke krijuar shkëputje nga Moska.

_________________________________

“Në Serbi, në lumin Danub, afër fshatit Tekija, një peshkatar vuri re një objekt që notonte mbi ujë, dhe që në fakt konsistonte në një pjesë kamioni. Personi në fjalë thirri një zhytës, i cili në fund të lumit lajmëroj gjetjen e një kamioni frigorifer (për ruajtjen e mishit). Ndërsa nxirrnin kamionin nga uji, këmbë të njerëzve filluan të bien nga pjesa e pasme e kamionit. Pasi hapin dyert, brenda gjejnë 86 trupa, dhe tre koka.

Mes tyre është edhe trupi i një vajze të vogël 7-vjeçare. Ndërsa kontrollonin sendet e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës ishte një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve.

Ajo u vra në Kosovë, u fut në kamionin frigorifer dhe u fundos në fund të lumit. Pasi e gjetën, së bashku me trupat e tjerë e ngarkuan në një kamion tjetër. Sot e kësaj dite nuk e dimë se ku i dërguan ata trupa. Ne nuk e dimë emrin e vajzës, si dukej ajo dhe kush janë prindërit e saj. Ajo është në mesin e 1617 personave të zhdukur me forcë.

Ndërsa ne e dimë se ajo nuk do të kthehet më te shtëpia dhe te lulet që ka pikturuar, ne do ta tregojmë gjithmonë historinë e saj dhe nuk do të ndalemi kurrë derisa të dihet fati i saj duke kujtuar gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99.”

-Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, më 12 janar 2023, pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës.

Lexo më shumë  “Bllokimi i qytetarëve të Kosovës”, Von Cramon: Serbia të ndalojë së turpëruari veten, të sigurohet liria e lëvizjes

_________________________________

**Diplomaci : Në kontekstin shqiptar kjo fjalë ka pësuar një mutacion të tmerrshëm, duke e larguar nga kuptimi i artit të të dakordësuarit taktik mes njerëzve mbi çështje sensitive, dhe duke e afruar me një kuptim që lidhet më së shumti me idenë e të bërit kompromis, pa shprehur ose/dhe mbrojtur qëndrimet fondamentale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *