KryesoreLajme

Albin Kurti pritet me nderime në Paris, zhvillon diskutim për të ardhmen evropiane të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris në një takim të organizuar nga Instituti Jacques Delors, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, AFD – Agjencisë Franceze për Zhvillim, si dhe studentë e profesorë të Sciences Po.

Në këtë takim, u zhvillua një dialog i hapur mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke u ndalur te mundësitë që ky proces sjell si për vendet kandidate, ashtu edhe për anëtarët ekzistues të BE-së.

Lexo më shumë  Miqtë e famshëm të Edi Ramës/ Si i kthejnë darkat me peshk në kontrata shtetërore

Gjatë diskutimit, u theksuan sfidat me të cilat përballet Kosova dhe rajoni në rrugën drejt integrimit evropian, ndërsa drejtuesit e Institutit Jacques Delors theksuan përkushtimin e tyre për të mbështetur procesin e zgjerimit të Unionit dhe forcimin e besimit të ndërsjellë midis Francës dhe Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kosovës nuk i duhet një president që i bashkon hajdutët dhe tradhtarët por një presidente që e bashkon popullin