Lajme

“Albanian Files” nuk u printua në Zvicër siç thotë Rama, por nga “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, një nga përfituesit e lejeve. Aktivisti denoncon

Një tjetër denoncim është bërë lidhur me librin “Albanian Files” dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për vendin ku është printuar libri.

Gentjan Progni, aktivist, thekson se Edi Rama ka deklaruar se libri është printuar në Zvicër, ndërsa ai nga ana tjetër pretendon se të dhënat për botimin tregojnë një tjetër realitet.

“Rama thotë: Libri është printuar në Zvicër. Faktet thonë: Libri është printuar dhe distribuuar nga Dukagjini Group në Shqipëri”, shkruan aktivisti.

Në denoncimin e tij, Progni ngre gjithashtu pikëpyetje mbi kompaninë që, sipas tij, ka realizuar printimin dhe shpërndarjen e librit. Ai thekson se “Dukagjini Group” është 100% në pronësi të Ekrem Llukës.

Lexo më shumë  "Merreni Bedri Hamzën dhe ejani në takim", Manxhuka i bën thirrje PDK-së

Aktivisti shton se “Dukagjini Group” është kompania ndërtuese e “Dukagjini Resort” në Shëngjin, Lezhë.

Aktivisti publikon edhe të dhënat zyrtare të botimit të librit “The Albanian Files: Freedom and Architecture” tregojnë se vepra mban ISBN-in ndërkombëtar 978-3-03778-800-4.

Sipas të dhënave të publikuara në faqet e librit, botimi është shitur dhe shpërndarë në Shqipëri, Republikën e Kosovës, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga Dukagjini Sh.p.k., Shtëpia Botuese. Për këtë shpërndarje rajonale libri mban edhe një ISBN të veçantë, 978-9951-33-025-1.

Lexo më shumë  Reforma territoriale/ Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit kundër bashkimit me Korçën

Pra, sipas të dhënave të vetë botimit, Dukagjini Sh.p.k., Shtëpia Botuese, figuron si subjekti që ka shitur dhe shpërndarë librin në Shqipëri dhe në vendet e tjera të përcaktuara të rajonit, ndërsa ISBN-i 978-9951-33-025-1 identifikon këtë botim/shpërndarje rajonale.

Duke iu referuar dokumenteve dhe të dhënave që publikon, Gentjan Progni e mbyll denoncimin me mesazhin: “E vërteta nuk fshihet”.

Rruga Press

YouTube player