Lajme

Alban Hyseni reagon pas ndalimit dyorësh nga autoritetet serbe

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pasi ai dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, janë ndaluar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” me Serbinë derisa ishin duke udhëtuar për në Bujanoc.

Hyseni ka shpjeguar se ka qenë duke shkuar në Bujanoc për ngushëllime për vdekjen e vëllait të kryetarit të Komunës së Bujanocit.

Lexo më shumë  Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

“Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë” – ka shkruar Hyseni.

Sipas tij, pas më shumë se 2 orë pritjeje, atyre u është lejuar të vazhdojnë udhëtimin e tyre, pa u dhënë asnjë arsye se pse janë ndalur në këtë pikë kufitare.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

“Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani” – ka shkruar tutje Hyseni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *