Lajme

Alarmon Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Haxholli: Serbia ka ndaluar të më ofroj siguri fizike

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndalur së ofruari siguri fizike për të si diplomat.

Haxholli ka thënë se nuk po mbrohet më as nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar.

“Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe poashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejt e Serbisë!”, ka njoftuar Haxholli, përmes një postimi në Facebook.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

Ai më tej ka thënë se “kjo krijon një precedent të rrezikshëm, andaj më duhet ta them se ndjej, se tani e tutje se nuk jam i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”.

“Sigurisht që këtij vendi nuk i konvenon ndonjë prezencë diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto. Sidoqoftë kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”, ka shkruar Haxholli.

Lexo më shumë  Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione
YouTube player