Alarm për bombë në Beograd
Të mërkurën u raportua për kërcënime me bomba të vendosura në disa spitale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.
Alarme të tilla, që kanë rezultuar të rreme ka pasur edhe nëpër disa shkolla dhe kolegje. Këto alarme janë shoqëruar me evakuime.
Këto kërcënime kanë ardhur përmes e-mailit, nga adresa anonime, ku thuhet se në vendet përkatëse janë montuar lëndë shpërthyese.
Këto kërcënime kanë qenë të shumta në numër ditëve të fundit, jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi dhe në Kosovë. Një kërcënim i tillë erdhi ndaj Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe gjimnazit “Xhevdet Doda. Edhe këto rezultuan të rreme.
Rruga Press