Bota

Alarm në selinë e OKB në Nju Jork, një person i armatosur “ngulet” para godinës, rrethohet zona

Jashtë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara është dhënë alarmi pasditen e sotme. Mediat bëjnë me dije se një person i armatosur është ndalur para godinës duke refuzuar të largohet.

Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me personin e armatosur. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë këtë të fundin të ndërmarrë këtë veprim.

Lexo më shumë  Tensionet ShBA-Iran në Ngushticën e Hormuzit, nafta Brent kalon 90 dollarë për fuçi

Në videot e publikuara në mediat shfaqet një burrë me këmishë të kuqe dhe xhaketë kafe duke ecur para ndërtesës.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg godinës. “Për shkak të një aksioni policor shmangni këtë zonë”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Japonia kërkon buxhet rekord prej 56 miliardë dollarësh për mbrojtjen, rrit fokusin te teknologjia ushtarake
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *