Shëndetësi

Alarm në Gjermani, numër rekord infektimesh në 24 orë

Gjermania raportoi një shifër të re rekord të rasteve ditore me Covid-19. Në 24 orët e fundit, u konfirmuan 164 mijë të infektuar, sipas autoriteteve shëndetësore që e konsideruan këtë një fakt tepër shqetësues.

Incidenca 7-ditore në Gjermani është rritur në 940 infektime për 100 mijë banorë, nga 584 që ishte një javë më parë.

Autoritetet raportuan 166 jetë të humbura nga Covid-19 në ditën e fundit, duke e çuar totalin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 117 mijë.

Ndërsa rastet në total janë 9 milionë. Autoritetet gjermane mendojnë se kjo situatë e vështirë është krijuar nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që përhapet më shpejt.

Rruga Press

YouTube player