Bota

Alarm në brigjet italiane, rrezikon të mbytet varka me 500 emigrantë të paligjshëm

Rreth 500 emigrantë duhet të shpëtohen nga një varkë në brigjet e Siçilisë, njoftoi sot, të premten organizata Alarm Phone.

Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det, tha në Twitter se kishte informuar “autoritetet kompetente” dhe u tha atyre “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë!”.

Anija është nisur nga Libia në drejtim për në jug të Siçilisë shtoi Alarm Phone. Frontex nuk pranoi të komentojë menjëherë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Aftësitë e Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vunë nën dyshim pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve dhe zotohet të godasë kalimet e parregullta detare duke hapur rrugët legale të migracionit.

Njoftimi nuk ndaloi flukset e parregullta të emigrantëve, me pothuajse 3,000 njerëz që erdhën në Itali që nga e mërkura, krahasuar me rreth 1,300 për të gjithë marsin e vitit të kaluar. Vetëm dje në ishullin Lampedusa kanë mbërritur 1869 emigrantë me 41 varka të ndryshme, siç raporton agjencia ANSA, duke folur për një numër rekord.

Rruga Press

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *