BotaKryesore

Alarm i kuq, SHBA-ja nxjerr nga strofulla “përbindëshin e detit” që rrinte i fjetur që nga Lufta e Ftohtë

NATO merr nën komandë aeroplanmbajtësen amerikane USS Harry Truman dhe kjo nuk kishte ndodhur që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Në faqen zyrtare të Nato-s, njoftohet se aeroplanmbajtësja “mitike” amerikane, tashmë po lundron nën urdhërat e organizatës.

“Kjo nuk kishte ndodhur që nga fundi i Luftës së Ftohtë”- thuhet në njoftim.

Në foto janë, Anijet nga Grupi i Përhershëm Detar 2 i NATO-s, aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman, shkatërruesi i raketave të drejtuar USS Cole dhe marina italiane ITS Alpino, që nisën të lundrojnë në formacion ushtark, në Detin Mesdhe mē 24 korrik 2022.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

“Dalja në dritë” e aeroplanmbajtëses USS Harry Truman është sinjal i situatës kritike gjeopolitike, e cila mund të agravojë në çdo moment në një luftë të re mes Kinës dhe Tajvanit, ku me shumë mundësi do të përfshiheshej edhe SHBA-ja dhe kjo luftë do të merrte përmasa të paimagjinueshme.

Pas vizitës së zyrtares së lartë amerikane, Nancy Pelosi në Tajvan, Kina ka kërcënuar se kjo “shkelje e sovranitetit kinez” do të ketë pasoja, si për Tajvanin ashtu edhe për SHBA-në.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Aktualisht Tajvani është i rrethuar nga aeroplanët dhe anijet luftarake kineze, me pretekstin e një stërvitjeje ushtarake, që duket si stëvitjet ushtarake të ushtrisë së Putinit pak ditë përpara se ai të jepte urdhërin për pushtimin në Ukrainë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *