BallinaBota

Alarm i kuq në Itali, vendi fqinj pritet të përfshihet nga stuhi të forta shiu dhe dëbore

talia fqinje pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të diel. Siç raportojnë mediat vendase i gjithë vendi pritet që të përfshihet nga shiu, bora dhe stuhi të forta shiu, çka ka ndezur alarmin në Itali.

Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile në vend ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushtet e pafavorshme të motit. Alarmi i kuq është dhënë në Friuli Venezia Giulia dhe Bolzano.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Nga mbrëmja pritet që të nisin reshjet e dendura të shiut, si dhe stuhitë në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzano dhe Friuli Venezia Giulia. Reshjet e shiut do të zëvendësohen nga ato të borës në lartësitë 800-1000 metra. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta edhe në zona të tjera.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës
YouTube player