Alarm i kuq në Itali, vendi fqinj pritet të përfshihet nga stuhi të forta shiu dhe dëbore

talia fqinje pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të diel. Siç raportojnë mediat vendase i gjithë vendi pritet që të përfshihet nga shiu, bora dhe stuhi të forta shiu, çka ka ndezur alarmin në Itali.
Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile në vend ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushtet e pafavorshme të motit. Alarmi i kuq është dhënë në Friuli Venezia Giulia dhe Bolzano.
Nga mbrëmja pritet që të nisin reshjet e dendura të shiut, si dhe stuhitë në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzano dhe Friuli Venezia Giulia. Reshjet e shiut do të zëvendësohen nga ato të borës në lartësitë 800-1000 metra. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta edhe në zona të tjera.