Bota

Akuzohet për korrupsion, ish-Presidenti francez do të përballet me gjykatën në 2025-n

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të dalë në gjyq në vitin 2025 me akuzat për korrupsion dhe financim të paligjshëm në lidhje me financimin e supozuar të Libisë për ofertën e tij të suksesshme presidenciale të vitit 2007.

Sarkozy, i cili mbetet një figurë e rëndësishme në politikën franceze edhe pse nuk mban më asnjë post të zgjedhur, i ka mohuar gjithmonë akuzat.

“Nuk kam as edhe idenë më të vogël të provës,” tha ai në një intervistë në 2018.

Ish-presidenti konservator, në detyrë nga 2007 deri në 2012, mund të përballet me 10 vjet burg nëse dënohet për këtë rast. Ai po lufton edhe çështje të tjera ligjore.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Në këtë rast, ai do të dalë në gjyq për akuzat e “fshehjes së përvetësimit të fondeve publike, korrupsionit pasiv, financimit të paligjshëm të fushatës dhe komplotit kriminal me qëllim kryerjen e një krimi të dënueshëm me 10 vjet burg”, tha të premten zyra e prokurorisë financiare.

Midis 12 të tjerëve që përballen me gjyqin në këtë rast janë ish-kraha e djathtë e Sarkozy-t, Claude Gueant, kreu i atëhershëm i financimit të fushatës së tij, Eric Woerth dhe ish-ministri i brendshëm Brice Hortefeux.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Një seancë fillestare është caktuar për në 7 mars 2024, tha zyra e prokurorit, ndërsa vetë gjyqi është planifikuar të zhvillohet midis 6 janarit 2025 dhe 10 prillit 2025.

Sarkozy, 68 vjeç, humbi një apel në maj kundër një dënimi të vitit 2021 për korrupsion dhe shitje të ndikimit. Ekipi i tij ligjor premtoi se do ta kundërshtonte atë në gjykatën më të lartë të Francës.

Paraardhësi konservator i Sarkozy-t, i ndjeri Zhak Shirak, u shpall fajtor për korrupsion në vitin 2011, katër vjet pasi ai la detyrën.

Rruga Press

YouTube player