KryesoreLajme

Akuzat për trafik armësh dhe KAYO, eksperti i sigurisë: Kryeministri ka menduar të zotërojë paratë e tregut të mbrojtjes bashkë me Ron Yeffet! KAYO u ngrit për vjedhje në tendera

I ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, eksperti i sigurisë Avenir Peka deklaroi se krijimi i kompanisë shtetërore KAYO shërben si një mekanizëm për të kontrolluar fondet e mëdha që do të shkojnë për modernizimin e forcave të armatosura.

Sipas Pekës, shifrat zyrtare të shpenzimeve ushtarake nuk përputhen me realitetin.

“Sipas kërkesave të NATO-s, kontributi i Shqipërisë duhet të jetë 5% e GDP-së. Sipas qeverisë është 2%, por nuk është as aq, është rritur në mënyrë fiktive. 1.5% është realisht dhe kaq është 400 milionë euro. Të shkosh nga 1.5% në 5% është të shkosh në 1.4 miliardë euro. Shtimi nga 400 milionë në 1.4 miliardë do të thotë shtim i buxhetit të mbrojtjes me 1 miliard euro në vit,” sqaroi ai.

Lexo më shumë  ​Ambasadori gjerman: Radoiçiq dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Më tej, eksperti argumentoi se kjo rritje parash nuk parashikon shtim të trupave, por blerje armatimesh.

“Kryeministri, duke marrë eksperiencën e vet dhe ekspertizën me partneritetet e tij me biznesin privat në shumë fusha, ka menduar që këtë treg, këto para të mos i lërë në duar të lira të kompanive që vijnë, por ta zotërojë ai vetë me njerëzit e tij, në këtë rast me Ron Yeffet. Ka ngritur këtë mekanizmin e KAYO-s jo vetëm që të vidhet në tenderat publikë, por të bëhet një cikël i mbyllur ku vetë këta individë përcaktojnë nevojat, llojet e armatimeve, përcaktojnë çmimet dhe kriteret teknike,” deklaroi Peka.

Lexo më shumë  “Dorëheqje!”/ Analiza e “Politico”: Shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit, kostove të jetesës dhe varfërisë
YouTube player