Bota

Aktori Sean Penn po mendon t’i bashkohet luftës kundër Rusisë

Aktori i njohur hollywoodian, Sean Penn, është duke menduar t’i bashkohet luftës kundër Rusisë.

61-vjeçari ka deklaruar se po e konsideron opsionin për t’u rikthyer në Ukrainë për të luftuar, kjo pasi i kaloi disa javë atje duke e dokumentuar situatën e vështirë që e ka kapluar shtetin, pas pushtimit rus me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Në një intervistë për portalin “Hollywood Authentic”, aktori tha: “Nëse ju vjen rasti të shkoni në Ukrainë, bashkëngjitja në luftën kundër Rusisë është një gjë që ju shkon në mendje gjithsesi. Pastaj kur kthehesh në vendin tënd dhe e bën dallimin e jetës së njerëzve këtu me atje, është e pamundur të mos mendosh diçka të tillë. Para ca ditëve më shkoi mendja të armatosem dhe t’i bashkohem luftës kundër Rusisë”, deklaroi Penn.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Ylli i shpërblyer me “Oscar” tutje e pranoi se arsyeja e vetme për të cilën do të kishte vendosur të qëndrojë në Ukrainë, do të ishte për t’iu bashkuar luftëtarëve në vijën e frontit.

Tutje, Penn e kujtoi takimin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, një ditë para pushtimit rus.

“Më bëri përshtypje që po e shikoja një burrë i cili e dinte se duhej të ngrihej në nivelin më të lartë të udhëheqjes dhe guximit njerëzor. Unë mendoj se në atë moment, ai e zbuloi se kishte lindur për t’i shërbyer shtetit të tij në këtë periudhë të rëndë dhe të vështirë”.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Muajin e kaluar Sean Penn tregoi se u befasua nga ajo që pa në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës.

Aktori tha se ishte prekur jashtëzakonisht shumë kur shihte baballarë duke i përcjell familjet e tyre deri te kufiri, dhe pastaj duke u thyer prapa për të luftuar. Kjo, ngase burrave nga mosha 18 deri më 60 vjeç nuk ju lejohet të largohen nga shteti. Ata duhet të qëndrojnë në rezistencën kundër Rusisë.

Dokumentari i aktorit për luftën në Ukrainë është prodhim i studios “Vice” në bashkëpunim me kompaninë “Endeavor”. Ende nuk dihet në çfarë forme apo kur do të lansohet për publikun e gjerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *