Lajme

Aktivistja Kandiq: Avokati i Radoiçiqit e ka pranuar se fshehu dëshmitë e krimeve të luftës në Kosovë sa ishte gjykatës – Ka mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka treguar se si avokati i Millan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq kishte fshehur provat e krimeve të luftës në Kosovë, sa punonte si gjykatës.

Kandiq në një postim në platformën “X” ka shkruar se Petronijeviq e pati pranuar në vitin 1998 në një intervistë televizive, se ka mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë nga forcat serbe.

Lexo më shumë  Ngricat dhe përmbytjet/ Bujqësia në Shqipëri përballet me dëme të rënda në disa qarqe

“I ftuar në “TV Happy” avokati Goran Petronijevq pranoi se në vitin 1998, derisa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, i kishte lyer ballin me baltë një shqiptari të vrarë, me të cilin policia serbe i kishte gdhendur një kryq në ballë, për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës dhe “të shpëtojnë Serbinë nga bombardimet””, ka shkruar Kandiq.

Rruga Press

YouTube player