Bota

Aktakuzë e re kundër Navalny

Një akt akuzë e re penale kundër liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, është ngritur sot në gjykatën e Moskës në Lefortovo.

“Gjykata ka marrë një çështje penale kundër Navalnyt, i cili akuzohet për katër akuza për mashtrim dhe një akuzë për shpërfillje të gjykatës”, tha një zëdhënës i gjykatës për Tass.

Procedura penale kundër Navalnyt filloi më shumë se një vit më parë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sipas hetuesve, ai vodhi rreth 350 milionë rubla (rreth 4.5 milionë dollarë) të akorduara si donacion për Fondacionin Kundër Korrupsionit, i cili ka statusin e një agjenti të huaj në shteti rus dhe konsiderohet një organizatë ekstremiste.

Navalny akuzohet gjithashtu për mosrespektim të gjyqtares Vera Akimova, e cila shqyrtoi rastin e shpifjes kundër veteranëve të Luftës së Dytë Botërore.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ai u ndalua pasi u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u shëruar nga helmimi me një agjent nervor për të cilin fajësohej Kremlini, ndërsa autoritetet ruse mohuan çdo përfshirje në këtë rast.

Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të dënimit me kusht që ai u dënua për mashtrim të dyshuar në vitin 2014.

Rruga Press

YouTube player