Lajme

Aksioni në veri ende duke vazhduar, Elshani jep detaje

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Si rezultat i këtij aksioni i cili është duke u zhvilluar ende, janë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore”, në veri.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në TV Dukagjini,  Elshani ka thënë se më vonë do të dihet se a do të mbyllen këto biznese apo si do të procesohet tutje.

Lexo më shumë  Haxhiu e Gërvalla më të votuara se Osmani/ Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

Situatën në veri, Elshani e përshkruan si të qetë.

“Ne kemi pranuar informacione të ndryshme për veprimtari të mundshme kriminale në veri të vendit. Kemi pranuar informacione për disa biznese që nuk janë duke iu përshtatur ligjeve të Kosovës… dhe me urdhër të prokurorit, kemi ndërhyrë në disa lokacione në veri të vendit. Me vete kemi pasur edhe ATK-në, në mënyrë që këto biznese të shikohen në aspektin ligjor se a janë të regjistruara apo jo”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje

Rruga Press

YouTube player