Lajme

Aksioni i Specialëve në Prizren, arrestohen disa të dyshuar për fajde

Gjatë ditës së sotme, njësitet speciale kanë realizuar një aksion në mbi gjashtë lokacione në rajonin e Prizrenit.

Cak i prokurorisë Themelore në Prizren ishin disa persona të dyshuar për fajde.

Njësitet speciale policore, hetues policor në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren që nga mëngjesi kanë realizuar një serë bastisjesh dhe kanë arrestuar disa persona te dyshuar për fajde.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Përveç arrestimeve pati edhe bastisje te shtëpive të të dyshuarve me ç‘rast janë gjetur disa prova dhe materiale që lidhen me rastin.

Gjatë ditës së sotme janë konfiskuar edhe disa vetura të personave të dyshuar./kallxo/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *