KryesoreLajme

Aksion policor në objektin e Postës në veri, Elshani: Në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë

Në veri të Mitrovicës është duke u zhvilluar një aksion policor në objektet e Postës së Serbisë, që operojnë atje.

Lajmin për mediat në Kosovë e ka konfirmuar zëvendës drejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani i cili tha se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Lexo më shumë  Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus

Ai tha se informacioni ka rezultuar i saktë, me ç’rast sipas tij, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit  dhe tutje vazhdojnë sipas autorizimeve te tij.

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni.

Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve te tij”, ka thënë Elshani.

Lexo më shumë  Rama rrit taksat dhe faturën për shqiptarët, ekspertët paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh dhe kosto të reja për biznesin
YouTube player