KryesoreLajme

Aksion i Policisë në Zubin-Potok – kapen granata dore, armë të gjata

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të enjten në një aksion të Policisë së Kosovës në fshatin Uglarë të Zubin-Potokut janë kapur granata dore e armë të gjata dhe se një person është arrestuar.

Në Facebook, Sveçla ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit. 

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në sistemin e drejtësisë, kërkon standarde të larta në proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sveçla është zotuar se institucionet do të punojnë në mbrojtje të interesave shtetërore, siguri për qytetarët, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të shtetit.

YouTube player