Bota

Aksion i madh i forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë

Forcat speciale amerikane kanë kryer një aksion anti-terrorizëm në veriperëndim të Sirisë, në afërsi të kufirit me Turqinë, ka njoftuar Pentagoni.

Zëdhënësi ka thënë se misioni ka qenë i suksesshëm dhe nuk ka pasur viktima në mesin e amerikanëve, por nuk ka dhënë detaje tjera, raporton agjencia AP.

Organizata “Helmetat e Bardha” ka raportuar se së paku 13 persona, përfshirë gjashtë fëmijë e katër gra, kanë humbur jetën në qytetin Atmeh.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Zona besohet se është shtëpi e xhihadistëve të huaj të lidhur me al-Qaedan.

Banorët në Atmeh kanë dëgjuar uljen e disa helikopterëve rreth mesnatës të enjten, dhe dëgjuan të shtëna me armë dhe po ashtu bombardime për dy orë.

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale më pas kanë shfaqur ndërtesat e shkatërruara.

Syrian Observatory for Human Rights, një grup monitorues me seli në Britani, ka thënë se operacioni i SHBA-së ishte më i madhi në veriperëndim të Sirisë që kur lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi vdiq në një aksion të forcave speciale në tetor të vitit 2019.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player