Bota

Aksion i jashtëzakonshëm – droni rus rrëzohet me mitraloz

Droni rus Shahed u rrëzua me mitralozin M134 Minigun, në një operacion ajror të realizuar me sukses.

Ekuipazhi i një aeroplani AN-28, i pajisur me sistem modern shënjestrimi me laser, arriti të identifikojë dhe të ndjekë objektivin në ajër, duke reaguar me shpejtësi ndaj kërcënimit.

Droni iranian, i cili po fluturonte drejt objektivave të infrastrukturës kritike në Ukrainë, u neutralizua përpara se të arrinte në zonën e synuar.

Sipas burimeve ushtarake, koordinimi i saktë mes sistemit të zbulimit dhe armës automatike me ritëm të lartë zjarri bëri të mundur goditjen efektive të dronit në fluturim.

Lexo më shumë  Trumpi tani kapet me kancelarin gjerman: Merru me vendin tënd të shkatërruar

Ky operacion konsiderohet një shembull i përdorimit efikas të mbrojtjes ajrore kundër mjeteve ajrore pa pilot, të cilat janë përdorur gjerësisht në sulmet ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës civile.

Irani është ndër vendet kryesore që e ndihmon Rusinë në pushtimin e shtetit ukrainas. 

Rruga Press

YouTube player