Aksidenti tragjik në Berat, eksperti vë “gishtin në plagë”
Eksperti rrugor Artur Sulçe tha për mediat e Tiranës se një ndër shkaqet e tragjedisë së djeshme rrugore në Berat, ku nëna më fëmijën ranë në Osum brenda një makine dhe humbën jetën, ishte gardhi i paduhur.
“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike. Kjo është për konceptin tim.
Për sa kohë kemi njerëz të papërgjegjshëm, mund të ndodhin ngjarje edhe me të rënda. Sa e preku me cepin, iku e gjithë barriera. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti Sulçe.
Ai shtoi se duhen rritur elementët e sigurisë rrugore dhe të mos lejohen punime të tjera jashtë standardeve. Eksperti tha se sa kohë qytetarët paguajnë taksa, duhet të jenë të mbrojtur në rrugë.
“Duhen rritur elementët e sigurisë rrugore. Për sa kohë kemi njerëz jo profesionist, kështu do të shkojë e gjithë Shqipëria. Kur lëviz në rrugë, sa kohë paguaj taksat, je i detyruar të më sigurosh”, tha ai.
Rruga Press