Lajme

Aksidenti në Berat, eksperti: Barriera metalike duhet të kishte përforcuese për t’i rezistuar forcës goditëse

Nënë e bir humbën jetën një aksident rrugor të hënën në Berat ku makina më të cilët udhëtonin ra në lumin Osum. Gruaja humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga kryesore.

Por ajo që bie në sy në këtë aksident të rëndë është lehtësia me të cilën mjeti çan barrierat mbrojtëse, duke përfunduar në lumë.

Ajo që duhet të mbante makinën në rrugë qëndron aty si dekorim duke mos e kryer funksionin.

Lexo më shumë  Media publike suedeze për protestat në Shqipër: Rama dhe Berisha akuzohen si të korruptuar!

“Ajo ekziston si barrierë metalike, por duhet të këtë përforcuese për t’i rezistuar forcës goditëse nga autoveturat. Duhet të rezistojnë edhe ndaj mjeteve të shërbimit publik si furgonat apo edhe ndaj një kamioni”, thotë eksperti rrugor Islam Qibini.

Sipas ekspertit Islam Qibini, Shqipëria ka disa njolla rruge të cilat janë njolla të zeza dhe kërkojnë ndërhyrje.

Lexo më shumë  Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë

“Kemi aksin nga Elbasani-Librazhd-Përrenjas, që është problematik. Nga Fushë-Kruja në Milot, aksi Fier- Vlorë sidomos për shkak të shpejtësisë së theksuar”, shpjegon eksperti.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë muajit maj në Shqipëri kanë humbur jetën 19 persona si pasojë e aksidenteve rrugore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *