Lajme

Aksidentet në vendin e punës/ KSSH: Institucionet të mos qëndrojnë indiferente

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me 5 rastet e aksidenteve në vendin e punës që janë regjistruar këtë muaj. Në një reagim në rrjete sociale, KSSH shkruan se ky bilanc është një alarm, dhe se shkak për aksidentet dyshohet të jetë mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë. KSSH shprehet se këto shifra janë alarmante për një vend të vogël si Shqipëria, ndërsa shton se institucionet duhet të marrin masa dhe të mos qëndrojnë indiferente.

“Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj! Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror. KSSH i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është aksidenti i 5 në punë më viktima për këtë muaj.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj. Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni. Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet të mos qëndrojnë indiferente.”

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player