Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, përmbyset kamioni, karrotreci dhe fadroma
Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës, ku janë përplasur dhe më pas përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë, një karrotrec dhe fadroma që ky i fundit po transportonte.
Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka viktima, por vetëm një i lënduar që po merr mjekim dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar qarkullimi në këtë aks në kryeqytet.
Një aksident i ngjashëm ndodhi dhe pak muaj më parë nga mjeti i rendë i ndërtimit, i cili kishte dhe pasoja në jetë të humbura.
Rruga Press

