Lajme

Akademiku paralajmëron se UNESCO mund t’i heqë Gjirokastrës statusin e trashëgimisë botërore

“Ndërtimi i bypassit të Gjirokastrës duhet të ndalojë deri sa një mision monitorues nga UNESCO të vijë për të verifikuar gjendjen në qytetin muze.

Karakteristikat urbanistike që janë unike për Gjirokastrën e shpallën atë trashëgimi botërore, por nëse do të ketë një ndryshime në zonën muzeale kjo mund t’i heqë statusin”.

Akademiku Emin Riza, i cili ka hartuar dosjen e qytetit për në UNESCO mbetet kundër çdo ndërhyrjeje që bëhet pa marrë parasysh rekomandimet e UNESCO-s.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

“Duhet të kuptojnë se kanë të bëjnë me një qytet që është pasuri botërore dhe si e tillë, edhe një gozhdë kur të futet duhet të mendohet mirë”, shprehet akademiku Riza.

Por jo vetëm kaq, studiuesi dhe restauratori që i ka kushtuar jetën monumenteve kulturore, pohon se jo vetëm bypassi, por edhe çdo ndërhyrje e vogël e paplanifikuar dhe e hartuar dëmton atë që prej shumë vitesh është ruajtur me kujdes.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

“E ashtuquajtura ‘është e nevojshme’ duhet të lidhet me pyetjen ‘a i cenon vlerat e qytetit muze’? Nëse i cenon, ajo nuk është e nevojshme”, shprehet akademiku.

Bypassi i Gjirokastrës u paraqit në vitin 2016 nga qeveria si një projekt që synonte devijimin e qarkullimit të automjeteve nga zona muzeale, ndërsa që atëherë UNESCO kërkoi rishikimin e tij. Por një ditë me parë, ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se çdo proces po bëhet me konsultimet e duhura./euronws/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *