KryesoreLajme

“Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Qytetarja nga diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE

Suela Mehdini, përfaqësuese e Diaspores së Milanos në programin e drekës në News24, me Ola Bruko, u shpreh se revoltën kundër qeverisë e ndezi incidenti i Zvërnecit, atje ku u tërhoq zvarrë një qytetar, pasi prona e tij ishte rrethuar dhe zaptuar.

Mehdini tha se Diaspora i ka dhënë impakt protestës në Tiranë, duke shtuar se muajin e ardhshëm do të adresojnë në Parlamentin Europian problemet e ngritura nga aktivistët përgjatë 76 ditë protestash masive.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

“Ajo që pamë në Zvërnec na ka tronditur, na bëri të ngrihemi në Milano dhe jo vetëm. Protestat e diasporës jo vetëm kanë dhënë impakt të rëndësishëm në protestat në Tiranë, por i kem dhënë shembull edhe botës. Kemi protestuar në disa sheshe. Kemi dhënë një shembull dhe kulturë”, tha ajo.

“Kemi kërkuar takim në Parlamentin Europian. Kemi bërë edhe një takim online me eurodeputetët. Do të kemi një takim në fillim të shtatorit, do të shkojë një përfaqësi e diasporës së Milanos. Do të adresojmë atje problemet e vërteta të ngritura nga protestuesit”, shtoi Mehdini.

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Rruga Press

YouTube player