Bota

Agron Pali, 30-vjeçari shqiptar që u bë drejtor i Qendrës Vëzhguese Botërore në OKB

New York, Agron (Ron) Pali është njëri prej atyre dhjetëra shqiptarëve që punojnë në zyrat dhe misionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York dhe Gjenevë. Por, ai ka disa vjet që është zgjedhur në krye të një organizate ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara.

Agron (Ron) Pali, e ka zyrën e tij në margjinat e Kombeve të Bashkuara në New York, dhe ndoshta është shqiptari i parë, i cili shërben në një post kaq të lart, në zyrat e OKB, duke mbajtur postin e Drejtorit në Global Monitoring Center, NPO.

gron Pali – është zgjedhur nga Komiteti Special i C- 24 (Komiteti i Dekolonizimit) për të udhëhequr -Konferencën e II, Seanca e Rifilluar, që u mbajt nga 14-25 Qershor 2021, në selinë e Kombeve të Bashkuara, në New York.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Komiteti i Posaçëm i Situatës në lidhje me zbatimin e Deklaratës për Dhënien e Pavarësisë së Vendeve dhe Popujve Kolonialë, i njohur gjithashtu si Komiteti i Posaçëm për Dekolonizimin, ose C-24, thuhet se u krijua në 1961 nga Asambleja e Përgjithshme (GA), si organ i saj ndihmës kushtuar çështjes së dekolonizimit.

Komiteti C-24, sipas saj rishikon çdo vit listën e Territoreve Jo Vetëqeverisëse për të cilat është e zbatueshme Deklarata.

Ai dëgjon gjithashtu deklarata nga përfaqësues të Territoreve Jo-Vetëqeverisëse në sesionet e saj vjetore, dhe dërgon misione vizitash në Territore Jo-Vetëqeverisëse, ndërkohë organizon çdo vit seminare rajonalë.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Drejtori i Global Monitoring Center, Ron Pali, drejton një organizatë jofitimprurëse e vendosur në New York City, organizatë kjo që synon të adresojë çështje globale përmes formësimit të politikave efektive që do të kontribuojnë në një botë më demokratike, paqësore dhe të prosperuar, dhe qe fokusohet në dekolonizimin, të drejtat e njeriut dhe testimet bërthamore.

Ai mbajti dhe fjalimin kryesor para Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Dekolonizimin, në takimin e Dytë vjetor C-24./Marrë me shkurtime nga Beqir Sina

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *