Lajme

Agjenda/ Von der Leyen sot në Kosovë, takime me Kurtin dhe Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga presidenca takimi do të fillojë nga ora 13:15. Pas takimit do të mbajnë një konferencë, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.

Lexo më shumë  Der Standard: Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon shtetin e së drejtës dhe Kushtetutën në vendin e tij

Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq takimi me kryeministrin Kurti do të mbahet rreth orës 14:40, është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.

Kujtojmë se Von der Leyen ka nisur dje vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut.

Lexo më shumë  ‘Xhirot’ e Valmir Xoxës, djali i xhaxhit të Ajola Xoxës, gruas së Erion Veliajt, me 140 mijë euro në dy jastëkë

Rruga Press

YouTube player